Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi u takua me nënkryetarin e Parlamentit shqiptar, Gjekmarkaj

Shkup, 17 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj.

 

“Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin me përfaqësuesin e një vendi fqinj vëllazëror me të cilin jo vetëm që kemi marrëdhënie të shkëlqyera në çdo fushë, pa çështje të hapura, por është vend me të cilin bashkë e kaluam rrugën e gjatë të integrimit në NATO, ndërsa tani e kalojmë rrugën e eurointegrimit me të gjitha sfidat që qëndrojnë në të”, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.

Sipas Xhaferit, konfirmim i raporteve të mira është gjithsesi edhe seanca e përbashkët qeveritare që u realizua në fillim të javës dhe e cila rezultoi me mbi 20 marrëveshje të nënshkruara me të cilat hapen fusha të reja të bashkëpunimit. E informoi Gjekmarkajn për skriningun e filluar me Be-në dhe për ndryshimet e duhura kushtetuese të cilat duhet të bëhen që të mund të hapen klasterët.

Kryeparlamentrari Xhaferi foli edhe për gjendjen aktuale globale e cila gjithsesi nuk e përjashton rajonin dhe rasti me Poloninë gjithsesi imponon kujdes. Republika e Maqedonisë së Veriut i mbështet bisedat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe do të mbështesë çdo zgjidhje e cila do të pranohet në mënyrë të ndërsjellë nga të dyja palët.

“Në planin ndërkombëtar, Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e Procesit të Berlinit, pjesë e Ballkanit të Hapur i cili e komplementon Procesin e Berlinit ndërsa Ballkani i Hapur do i japë rezultatet më të mira tek atëherë kur të gjitha vendet në rajon do të jenë pjesë e tij. Bashkëpunimi ekonomik gjithsesi ka pjesë të madhe në uljen e tensioneve politike në rajon”, qëndron në kumtesë.

Gjekmarkaj, i cili është profesor universitar dhe në politikë është prej para do kohe, shprehu respekt shumë të madh për kontributin e Xhaferit në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ai potencoi se e gëzon integrimi i shqiptarëve në jetën politike në vend dhe se është në favor të marrëdhënieve të relaksuara ndëretnike dhe kjo në mënyrë plotësuese i përforcon raportet edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se edhe në të ardhme, krahas në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, fokusi duhet të jetë në marrëdhëniet ekonomike dhe se gjeneratat e ardhshme duhet ti ndjekin dhe avancojnë relacionet veç më të vendosura.

Related posts

Pa energji elektrike sot dhe nesër disa komuna të Shkupit

Z.H

Azeski dhe Osmani në takim për bashkëpunim rajonal dhe mundësi për thellimin e tij

Z.H

Fatmir Dehari BETONOI demokracinë më të fuqishme në një subjekt politikë BDI, Ja argumentet e tij

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More