Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish deputetit Stojan Kovaçevski

Shkup, 25 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emrin e deputetëve ka dërguar telegramë ngushëllimi deri te familja e ish deputetit, Stojan Kovaçevski, me rastin e vdekjes së tij.

 

“Lajmin e hidhur e pranova me keqardhje të sinqertë, për arsye se i nderuari Stojan Kovaçevski, ishte edhe deputet i mëparshëm shumëvjeçar, ishte kolegu jonë i dashur dhe i respektuar i cili me parimësinë e tij, profesionalizimin dhe drejtësinë, ishte shembull për të gjithë kolegët, pa dallim në proveniencën politike”, thuhet në telegram ngushëllimin e Xhaferit.

Ai në të shtoi se Kovaçevski pa dyshim “ishte pjesë e ndërtimit të pluralizmit politik në vendin tonë, dhe pjesë e marrjes së vendimeve të rëndësishme dhe strategjike për ardhmërinë e vendit, me përkushtim të pa rezervë ndaj aktualizimit dhe kërkimit të zgjidhjeve ligjore për demokratizimin e jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe avancimin e vendit në çdo segment të mundshëm të asaj jete

“Shpreh ngushëllim edhe ndaj atyre që e njihnin, ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve të ish kolegut tonë të dashur, i bindur se kujtimi për të, veçantia dhe drejtësia e tij do të mbesin përjetësisht në kujtimet e tyre, sepse e di se ai do të jetë pjesë e kujtimeve tona për betejat e përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Ngushëllime të sinqerta, le të prehet në paqe”, thuhet në telegramën. 

Related posts

RMV/ Nga e hëna nis vaksinimi i punonjësve në arsim

R Zh

Shilegov: Në mandatin e ri, subvencion të qëndrimit në çerdhe dhe ulje të pagesës mujore

D V

Vërshimet në Hasanbeg nuk ishin mësim për Georgievskin, kanalizimi përsëri nuk u rregullua

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More