Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi nuk e përjashton mundësinë që Rexhepi të bëhet pjesë e shumicës?!

Shkup, 11 nëntor – Kryeparlamentari Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 ka folur për deputetin e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.

 

I pyetur se mosparaqitja e tij sot në seancën për mosbesimin e Qeverisë, a krijon mundësi që Rexhepi të bëhet pjesë e shumicës parlamentare aktuale.

“Nuk përjashtohet mundësia që Kastriot Rexhepi të jetë pjesë e shumicës”, tha Xhaferi.

Xhaferi në TV21: Deri ne ora 24:00 duhet ta mbylli seancën

-Duhet të bëhet konstatimi formal që të dihet se si do të fillojmë ditën nesër, kështu deklaroi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21. Xhaferi thotë se pa marrë parasysh nëse ka ose jo deputetë në Kuvend, ai duhet të përmbyll deri në ora 24:00 seancën për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Unë sot deri ora 24 duhet të përmbyll seancën që është e hapur, janë prezent, nuk janë prezent deputetët. Unë duhet të pres deri në ora 24 në aspekt formal që të përmbyllet dita e sotme”.

Related posts

Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në ora 19

D V

Shilegov: Askush nuk do të përjashtohet nga procesi i decentralizimit

D V

Prokurori publik Joveski në Simpozium ndërkombëtar në Ankara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More