Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi në takim me anëtarët e Grupit të punës KOELA

Shkup, 14 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me anëtarët e Grupit të punës pranë Këshillit të BE-së, që është përgjegjës për vendet që negociojnë për aderim dhe anëtarësim në BE e theksoi kënaqësinë e tij që më në fund me fillimin e këtij bashkëpunimi, konfirmohet edhe fillimi i negociatave të aderimit me BE-në.

 

Në këtë kontekst, Xhaferi falënderoi për angazhimin e deritanishëm të grupit të punës (KOVEB), që ishte përgjegjëse deri tani për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu shprehu kënaqësi për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Republika e Maqedonisë së Veriut në korrik të këtij viti, që paraqiste edhe fillimin zyrtar të negociatave me Bashkimin Evropian.

Xhaferi para anëtarëve të këtij grupi të punës i theksoi po ashtu edhe negociatat dhe konsultimet e gjata rreth kornizës së negocimit që rezultuan me Konkluzat që i miratoi Kuvendi. Me to e ngarkoi Qeverinë që gjatë procesit të negocimit ti përmbahet në mënyrë konsekuente përcaktimit për respektim të pakushtëzuar të veçorive identitare, gjuhësore, kulturore dhe historike të popullit maqedonas.

Ai po ashtu shprehu shpresë se do të vijojë një bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm, si edhe përfundim i suksesshëm i negociatave që pon kah anëtarësimi i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Në emër të mysafirëve të pranishëm nga Këshilli i BE-së, falënderim ndaj Kryetarit Xhaferi drejtoi edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Dejvid Gir, i cili e potencoi momentin historik që ndodhi në korrik të këtij viti me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa këtë takim në Kuvend e quajti fillim simbolik dhe ndryshim simbolik i cili do të rezultojë me aderim në institucionet e BE-së.

Related posts

Cilat raste gjyqësore do të fillojnë nga fillimi përshkak shkarkimit të gjykatësit Boshevski?

Z.H

Kasami darkë me punonjësit e NPK Tetova

Redaksia

Carovska: Vitin e kaluar u pa se nuk ka transmetim të coronavirusit në procesin arsimor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More