Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi në Athinë në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës

Shkup, 20 tetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës e cila më 21 dhe 22 tetor mbahet në Athinë në organizim të parlamentit grek dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

 

Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, në konferencë janë të ftuar edhe kryetarë të parlamenteve të shteteve që gëzojnë statusin e mbikëqyrësit ose po partnerëve për demokraci me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës si edhe asambletë parlamentare ndërkombëtare.

Sipas agjendës, konferencën do e hapin Kryetari i parlamentit grek Konstantin Tasullas, kryetari i AP të KE Rik Daems dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

Kryetarët do të diskutojnë në tre fusha tematike kryesore edhe atë: “Demokracitë e ballafaquara me krizën shëndetësore Kovid -19: Ndarja e përvojave, rruga përpara”, “Ambienti jetësor tani”: Parlamentet nacionale dhe e drejta në ambient të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm” dhe “Ardhmëria e përbashkët e të gjithë qytetarëve evropianë.”

Këto konferenca mbahen prej vitit 1975 çdo dy vite, në mënyrë të njëpasnjëshme në Strasburg ose po kryeqytetin e vendit – anëtar të Këshillit të Evropës. Me ftesë të parlamentit grek, konferenca këtë vit mbahet në Athinë, në kohën kur vendi kremton dyqind vjetorin e pavarësisë së vet.

Related posts

Rufat Yuseini: Nëse autobusi nuk ka poseduar licencë, nuk është dashur të lëshohet në kufi

I Z

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

D V

Takim Pendarovski-Shmid: Jemi të gatshëm të japim një kontribut aktiv në promovimin e vlerave të OSBE-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More