Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit

Shkup, 8 dhjetor – Kryeparlamentari Talat Xhaferi përmes një video të publikuar ka reaguar pas deklaratës së Bujar Osmanit se BDI-ja do të propozojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik. Sipas Xhaferit, ky nominim do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake.

“Me rastin e nominimit nga organet partiake që të jem bartës i funksionit të ardhshëm i Qeverisë teknike, për mua do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake për të më nominuar në këtë detyrë. Besoj se me përgjegjësi më të madhe do të përgjigjem ndaj detyrës së re që më është besuar dhe shpresoj se do të realizohen pritshmëritë e qytetarëve”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se ashtu siç ka ushtruar detyrat paraprake, edhe këtë detyrë do ta ushtrojë me përkushtim.

Ndryshe, Talat Xhaferi pritet të emërohet për kryeministër më 28 janar dhe do të jetë kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Zgjedhjet e ardhshme kuvendare do të mbahen më 8 maj bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe janë zgjedhjet e para të rregullta pas 17 viteve.

Faleminderit per besimin e dhenë i nderuar Lider Ali Ahmeti!

Posted by Talat Xhaferi on Friday, December 8, 2023

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy