Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi: Lutjet tona janë me qytetarët e shteteve të goditura nga moti i keq

Shkup, 18 korrik – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një postim në Facebook shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Evropën Perëndimore si pasojë e vërshimeve. Kjo sipas tij paraqet një rikujtim për mbrojtjen e ambientit.

 

“Me keqardhje i ndjek lajmet për vërshimet shkatërruese në Evropën Perëndimore, të cilat për fat të keq morën edhe jetë njerëzore. Natyra është e pamëshirshme, ndryshimet klimatike për çdo ditë na rikujtojnë se mosndërgjegjja e njeriut, zbatimi i ngadalësuar i masave të mbrojtjes së mjedisit jetësore dhe mosrespektimi i ambientit kanë pasoja afatgjate.

Mendimet dhe lutjet tona janë me qytetarët e Gjermanisë Belgjikës, Holandës, Turqisë dhe të gjitha shtetet e goditura nga moti i keq.”, shkruan Xhaferi

Related posts

Arsovska thirret në bisedë informative në polici? Dyshohet për djegien e qëllimshme të një veture!?

Z.H

Hoxha: Paga minimale prej 18,000 denarëve ka për qëllim zgjerimin e të drejtave të punëtorëve

Z.H

VMRO-DPMNE dhe “E Majta” kërkojnë një njësi zgjedhore, LSDM kërkon së pari dialog

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More