Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi: Kuvendi do të ketë dyer të hapura për Universitetin e Tetovës që të prodhojë vlera dhe rezultate

Tetovë, 17 dhjetor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi mori pjesë në 27-vjetorin e themelimit të Universitetit dhe në emër të deputetëve në akademinë solemne me këtë rast shfaqi mbështetje për këtë institucion të lartë arsimor.

Ai në fjalimin e tij tha se Tetova, si qytet universitar me potencialin aq të madh studentor nuk guxon të zhvendoset kurrë nga fokusi i ligjëruesve, i politikëbërësve dhe vetadministrimit lokal.

 “Të gjithë ne që në cilindo aspekt kemi ndikim në përgatitjen arsimore dhe profesionale të këtyre fidanëve të ri, duhet të bëjmë maksimumin në fushëveprimin tonë, për të mundësuar që kjo energji rinore, të kanalizohet, të orientohet dhe të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme, për të mirën e studentëve, të mjedisit lokal, por edhe qendror. Të kontribuojmë që të duan të mbesin këtu, në vendlindje, këtu të shohin shpresën dhe perspektivën për përmbushjen e aspiratave profesionale por mbi të gjitha, familjare dhe jam i bindur se suksesi i tyre do të jetë shpërblimi më i madh për të gjithë ne”, tha Xhaferi.

Theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë vendi që do i mbajë vazhdimisht dyert hapur për çdo kontribut konstruktiv dhe do i bëjë gjitha përpjekjet për të nxjerrë zgjidhje ligjore më të mira në fushën e arsimit.

“Për studentët tanë, dhe universitetet vendorë, që të kapin hapin e njëjtë me universitetet botërore, duke mbajtur llogari që pavarësia financiare dhe kadrovike e universiteteve të jetë udhërrëfyesi kryesor për ruajtjen e autonomisë universitare. Kështu, nuk kam dyshim se Universiteti Shtetëror i Tetovës, stafi i tij akademik, do të vazhdojnë të prodhojnë vlera dhe rezultate që do e pozicionojnë këtë tempull të diturisë në piedestalin e lartë të botës akademike”, theksoi kryetari i Kuvendit në akademinë solemne. 

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy