Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi: Herët të komentohen paralajmërimet për ndryshime kushtetuese dhe referendum

Shkup, 28 korrik – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarë tha se nuk po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, ndërsa përkujtoi opozitën se kjo kërkon përgatitje paraprake, duke pasur parasysh se njëqind ditë para zgjedhjeve të tilla, është e nevojshme të formohet Qeveria teknike.

Xhaferi po ashtu ka thënë se është ende herët të komentohen paralajmërimet për ndryshime kushtetuese dhe referendum për propozimin evropian.

“Nuk ka asnjë material për t’u deklaruar. Opozita po krijon një situatë hipotetike”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Në lidhje me zhvillimet aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga VMRO-DPMNE, Xhaferi ishte decidë që deputetët duhet ta fitojnë pagën që e marrin dhe të jenë në sallë, ndërsa problemet në koalicionin qeverisës të zgjidhen politikisht, jo me mungese dhe mosvotim të ligjeve.

“Nuk bëhet fjalë për një lëndë, por një lëndë pas tjetrës. Nëse marrëdhëniet në pushtetin ekzekutiv kanë probleme për shkak të marrëveshjeve politike, duhet t’i zgjidhin ato atje. Nuk më interesojnë marrëveshjet politike. Ne kemi ardhur këtu për të votuar ligjet”, tha Xhaferi.

Në takimin me liderët e shumicës parlamentare nuk kanë marrë pjesë Afrim Gashi nga partia Alternativa dhe Pavle Trajanov nga LD-ja.

“Nuk po më kushtëzojnë mua, por qytetarët”, tha kryetari i Kuvendit.

Në takimin me gazetarët, Xhaferi informoi se që nga fillimi i mandatit të tij më 4 gusht të vitit 2020 janë mbajtur 83 seanca me 973 pika të rendit të ditës. Janë kryer 54 seanca, ndërsa nuk janë përfunduar 29 seanca me 80 pika të rendit të ditës. Në paraqitjen e tij, ai prezantoi edhe punën e komisioneve, ku sipas tij, disa ligje kanë ngecur pavarësisht se janë plotësuar kushtet dhe kanë kaluar afatet. Në këtë kontekst, Xhaferi ka akuzuar deputetët e opozitës, të cilët janë kryetarë të disa komisioneve, se kanë bllokuar disa ligje.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se Kuvendi është joefektiv dhe jofunksional për shkak të mungesës së kuorumit, Xhaferi thekson se që nga fillimi i mandatit të tij, vetëm 10 për qind e pikave që ishin në rendin e ditës të seancave nuk kanë përfunduar.

Ai kërkoi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që çështjet partiake t’i lënë jashtë, të mos kërkojnë pushim që të mos jenë në sallën e kuvendit, të mos lejohet askush të shkojë në foltore derisa ta kenë fjalën, si dhe ato nuk mund të bëjnë fyerje në baza personale dhe ky të mos përgjigjet.

“Nëse dikush filloi të më ofendonte publikisht mbi baza personale, pse jam unë atje? Nuk është as një për qind ajo që u kthehem atyre ofendimeve. Ata duhet të konsiderojnë karakterin tim dhe unë kam prag tolerance”, thotë Xhaferi.

Për mungesat në seancat e liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi, ai thotë se janë më të rregulltat në Kuvend për deklarime apo votime. Sipas tij, mungesa e Ahmetit është për shkak të aktiviteteve partiake si lider i partisë.

Kuvendi zyrtarisht shkon me pushime, ndërsa aktivitetet e para priten nga 29 gushti. Seanca e parë e rregullt do të caktohet për më 13 shtator, ndërsa deri atëherë do të mbahen seancat e komisioneve dhe vazhdimi i seancave të papërfunduara.

Related posts

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian

D V

LSDM-ja e filloi fushatën për zgjedhjet parlamentare

D V

Ahmeti: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy