Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi – Auresku: Çdo prolongim shkakton implikime negative

Shkup, 14 prill 2022 (MIA) – Çdo prolongim i procesit integrues të Maqedonisë së Veriut shkakton implikime negative, ndërsa pasojat nga lufta në Ukrainë edhe më shumë e provokojnë sigurinë e gjithë kontinentit evropian, përfunduan në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Auresku i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Rumania e mbështet fuqishëm Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo, siç tha Auresku është interes strategjik edhe i vetë Unionit.

“Vendi ndërmori hapa të fuqishme dhe të guximshme që meritojnë sinjal pozitiv”, vlerësoi ministri rumun në takim.

Kryetari Xhaferi, me respekt të veçantë e falënderoi Rumaninë për mbështetjen e sinqertë të integrimeve tona evropiane, si e dhe angazhimin e saj para anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në Aleancën e NATO-s. Në vazhdim, shprehu pritjen që në kuadër të Samitit të përkushtuar për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin në qershor të këtij viti të dërgohen mesazhe të qarta dhe konkrete ndaj të gjitha vendeve anëtare dhe sidomos ndaj fqinjit tonë lindorë, Republikës së Bullgarisë, për fillimin e negociatave të BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shërbimi për informim i Kuvendit informoi se Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin me përfaqësues të lartë të një shteti si Rumania, me të cilën vazhdimisht ndërtojmë marrëdhënie bilaterale miqësore. Ai theksoi se këtë vizitë e konsideron si nxitje për zhvillim të mëtejmë të bashkëpunimit ndër-parlamentar të të dyja vendeve, dhe inkurajim për një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet Grupeve të bashkëpunimit në të dy dhomat ligjvënëse.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Bogdan Auresku shprehu kënaqësi të veçantë për mikpritjen e ngrohtë dhe shprehu shpresë për vizitë kthyese në Rumani në të ardhme. Në këtë drejtim, ai theksoi se roli i parlamenteve është shumë i rëndësishëm në procesin eurointegrues të një shteti dhe në këtë kontekst. Në vazhdim, ministri Auresku informoi për gjendjen me refugjatët nga Ukrainë në Rumani, dhe për atë se Rumania është e gatshme të dalë në ndihmë në çdo çast edhe në të ardhme.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se çdo prolongim i procesit integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut veç më shkakton implikime negative, ndërsa pasojat nga lufta në Ukrainë akoma më shumë e sfidojnë sigurinë e gjithë kontinentit evropian.

U konfirmuan edhe angazhimet për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në planin e bashkëpunimit në NATO dhe në të gjitha segmentet tjera të bashkëpunimit ndërshtetëror a në favor të qytetarëve të të dyja shteteve./Zhurnal.mk

Related posts

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Redaksia

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

Xh M

Studentët e UT-së vazhdojnë ta lartësojnë emrin e Universitetit të Tetovës në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy