Agjencia Zhurnal.mk.

Xavi e dëshiron në ekip, Januzaj pranë kalimit tek Barcelona

Mediat në Spanjë raportojnë se Xavi Hernandez ka vendosur të sjellë në Barcelonë Adnan Januzaj, dikur një talent i Manchester Unitedit, i cili nuk arriti të shkëlqente kurrë.

 

Duke qenë se Barcelona ka probleme të shumta financiare, emra të mëdhenj nuk mund të priten në Camp Nou dhe përforcimet janë të nevojshme dhe kjo mund të shihet nga ndeshja në ndeshje. Xavi do ta ketë të vështirë të krijojë një skuadër më të fortë në krahasim me atë që është sot Barcelona, ​​ndaj do të përpiqet me përforcime të lira të stabilizojë rezultatet e klubit.

Mediat spanjolle raportojnë se Adnan Januzaj është dëshira e madhe e Xavit. Gazetari katalanas, Lluis Canut, pretendon se Xavi do të bëjë të pamundurën për të marrë futbollistin nga Kosova që luan për kombëtaren belge në merkaton e janarit.

Januzaj dikur ishte një talent i madh i Mançester Junajtid, por asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë. Përkundrazi, karriera e tij ka marrë një trajektore në rënie dhe prej katër vitesh mban veshur fanellën e Real Sociedad.

Ai arriti të ndalojë rënien e madhe, por ende nuk është një lojtar nga i cili varet loja e ekipit të San Sebastian.

Megjithatë, Xavi sheh tek ai një zgjidhje ideale për plotësimin e pozicioneve në pjesën sulmuese të mesfushës si dhe në krahun e djathtë. Çmimi i tij sipas Transfermarkt është 12 milionë, dhe sa mund të përfitojë Sociedadi mbetet për t’u parë pasi ai ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës së tij me baskët.

Nëse ai nuk arrin ta sjellë gjatë dimrit me një çmim të ulët, Xavi do të negociojë që Januzaj të kalojë falas në Camp Nou gjatë verës.

Related posts

Tri ndeshje, tri fitore – FC Liqeni futet në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë për futsall

D V

Pioli flet pas triumfit në udhëtim te Empoli dhe titullin kampion: Milani meriton notë të lartë për vitin 2021, kampionati ende i gjatë

D V

Chiellini: Të mendosh se Belgjika është vetëm Lukaku, është ofenduese për bashkëlojtarët e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More