Agjencia Zhurnal.mk.

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet në mënyrë të duhur përmes instalimit të Windows Update.

 

Koha përmes të cilës pajisjet me Windows janë të lidhura dhe funksionojnë gjatë Windows Update përcillet nga ana e Microsoft me Update Connectivity.

Këto matje bëjnë një lloj lidhje mes asaj pse sistemi nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për lidhje, që nuk është azhurnuar. Gjithashtu lehtëson të mësohet se pse pajisjet nuk marrin azhurnimin e fundit të publikuar.

Sipas David Gayer, menaxher i programit të Microsoft për Windows Updates, pajisjet me Windows kanë nevojë për të paktën tetë orë qasje në internet (online), për të pasur azhurnimet më të fundit dhe t’i instalojnë me sukses.

“Kemi zbuluar që pajisjet, që nuk lejojnë lidhjen elementare, kanë gjasa të mëdha të mos azhurnohen me sukses. Të dhënat tregojnë që pajisjet kanë nevojë në minimum dy orë për lidhje konstante dhe gjashtë tjera për lidhje të përgjithshme”, shtoi Gayer. 

Related posts

Elon Musk ka ofruar sërish blerjen e Twitter me çmimin e rënë dakord në prill

Xh M

Zëdhënësi i Meta-s mohon raportimet për dorëheqjen e Zuckerberg nga kompania

Lea Muslija

Twitter po sjell butonin “pro” dhe “kundër”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More