Agjencia Zhurnal.mk.

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

Sulmuesi brazilian, Willian është i vendosur të qëndrojë te Arsenali, së paku për momentin.

Anësori ishte bashkuar me Topçinjtë një vit më parë nga Chelsea, por nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij.

Arsenali është gati ta largojë futbollistin dhe po pret ofertat e duhura, por lojtari ka refuzuar një shumë të majme.

ESPN ka raportuar se Willian ka marrë një ofertë shumë të mirë financiare nga Al-Ahly, por që e ka refuzuar atë.

Detajet financiare televizioni nuk i ka bërë të ditura, por ka raportuar se ka qenë një ofertë që është më e mirë financiarisht se sa fiton lojtari te Arsenali.

Gjithsesi vet Willian e ka hedhur poshtë mundësinë për të shkuar në elitën e futbollit arab.

32-vjeçari synon që të mbetet tek Arsenali ose ndonjë skuadër tjetër në Ligën Premier.

Related posts

Muharrem Hasani kthehet ne ring dhe lufton për titull bote WKU

A.S.

Milani refuzon 40 milion euro për Theo Hernandez

Z.H

Fabrizio Romano jep përditësime mbi të ardhmen e Mbappes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More