Agjencia Zhurnal.mk.

William dhe Harry krah për krah pas arkivolit të Mbretëreshës

Në një moment simbolik uniteti, Princi William dhe Princi Harry ecën krah për krah pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa ai u largua nga Pallati Buckingham.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, së bashku me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, kotezhi u nis për në sallën Westminster.

Pamja e vëllezërve së bashku, duke ecur pas arkivolit, do të na rikthejnë pas në kohë në funeralin e nënës së tyre Princeshë Dianës, 25 vjet më parë.

Vëllezërit dërguan një mesazh të fortë vizual të unitetit të familjes, pas kaq shumë spekulimeve për tensione dhe mosmarrëveshje mes tyre.

Bashkëshortet e tyre, Catherine dhe Meghan, dhe si edhe Camilla, gruaja e Mbretit, udhëtonin me makina pas.

Related posts

Shakira thotë se e sheh lumturinë si një “luks” dhe nuk është e bindur se është për të gjithë

D V

Adrian Gaxha tregon trupin e tij të tonifikuar në fotografitë nga pushimet

D V

Beyonce lë pa fjalë me paraqitjen e saj në Hjuston

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!