Agjencia Zhurnal.mk.

WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

WhatsApp si aplikacion mjaft popullor i mesazheve, po përgatitet të hap dyert për komunikim me platforma tjera të mesazheve.

Nevoja që WhatsApp të shtonte këtë funksionalitet vjen si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA), i cili synon të thyejë barrierat midis gjigantëve teknologjik.

Funksioni i ardhshëm do t’i lejojë përdoruesit në BE të lidhen me përdorues të aplikacioneve tjera të mesazheve, edhe nëse ata nuk janë përdorues të WhatsApp.

Por, ka frikë se komunikimi ndër-platformë mund të rrisë edhe ekspozimin ndaj mashtrimeve. Megjithatë, çdo aplikacion ka politikat e veta të privatësisë, duke i trajtuar potencialisht të dhënat tuaja ndryshe nga WhatsApp.

Lëvizja e fundit nga WhatsApp thuhet se promovon zgjedhje dhe fleksibilitet më të madh në mënyrën se si përdoruesit e aplikacionit lidhen dhe komunikojnë me të tjerët.

Nuk dihet ende nëse këto ndryshime do të zbatohen globalisht apo vetëm në BE.

Related posts

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

D V

Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S24 FE, prite të dalë në treg këtë vit

D V

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky