Agjencia Zhurnal.mk.

WhatsApp do t’u lejojë përdoruesve të dërgojnë foto dhe klipe në cilësinë më të mirë

Një version i ardhshëm i WhatsApp do të ofrojë më shumë kontroll mbi atë kur dërgoni foto dhe video.

 

WhatsApp aktualisht është duke zhvilluar karakteristika të reja për aplikacionin e tij dhe do t’u ofrojë përdoruesve tre mundësi cilësore kur ata dërgojnë foto dhe video.

Këto janë opsione automatike, me cilësi më të mirë dhe ruajtës të të dhënave.

Kjo do të thotë që përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse duan që media të jetë me kualitet të mirë nëse shpejtësia e internetit është e ulët.

Aktualisht, për të ndryshuar kualitetin ose për ta pasur foton ose videon me cilësi të mirë, duhet të ndryshoni shtesën e skedarit dhe ta dërgoni atë si një dokument, jo si një foto ose video.

Informacioni i ri vlen vetëm për Android, jo iOS, megjithatë, zhvillimi i aplikacionit për OS të Apple sigurisht që nuk mbetet mbrapa. 

Related posts

Yahoo largohet nga Kina

D V

YouTube Shorts, një konkurrent i TikTok

D V

Kamera nën ekran e Galaxy Z Fold 3 mund të zhgënjejë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More