Agjencia Zhurnal.mk.

Wang Yi bën thirrje për marrëdhënie “jokonfliktuale, jokonfrontuese” midis Kinës e ShBA-së

Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të hënën se marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë ndodhen në “udhëkryq”, duke nxitur krijimin e marrëdhënieve “jokonfliktuale, jokonfrontuese” midis Kinës dhe ShBA-së.

 

Duke folur në ceremoninë e hapjes në Pekin të forumit me temë “Nxitja e dialogut dhe e bashkëpunimit dhe menaxhimi i diferencave: Kthimi i marrëdhënieve Kinë-ShBA në rrugën e duhur”, Wang Yi tha gjithashtu se, së pari, secili vend duhet t’i trajtojë siç duhet çështjet e veta.

Wang e kritikoi administratën e Trump-it se donte vetëm “të plotësonte nevojat e veta”, gjë që sipas tij bëri që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të dalin “nga pista normale”.

Para Vitit të Ri Kinez, festa më e madhe në Kinë, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i ri amerikan Joe Biden zhvilluan bisedime telefonike. Në këto bisedime liderët pranuan “të punojnë së bashku” për çështjet madhore.

Për të zbutur tensionet dhe për të rigjallëruar miqësinë kino-amerikane, Wang u kërkoi të dyja palëve të tregojnë mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

“Duke pasur parasysh ndryshimet midis dy vendeve tona në sistemin shoqëror, fazën e zhvillimit, histori dhe kulturë, është e natyrshme që kemi mosmarrëveshje. Më e rëndësishmja është që të rrisim mirëkuptimin reciprok nëpërmjet dialogut dhe të mos lejojmë që mosmarrëveshjet të jenë përcaktuese në marrëdhëniet tona,” vuri në dukje Wang, duke kritikuar një sërë vendimesh të marra gjatë mandatit të Trump që “në thelb ndërprenë dialogun dypalësh në të gjitha nivelet”.

Related posts

Kishte paralajmëruar sulmin, por edhe datën – ky është sulmuesi që la të paktën tetë të vdekur në një sulm me armë në një kamp universitar në Rusi

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

SHBA nuk do të dërgojë trupa në Haiti, por do të ndihmojë me hetimin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More