Agjencia Zhurnal.mk.

Wang Yi: Afro 100 vende i janë përgjigjur Nismës së Zhvillimit Global

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha në konferencën për shtypin të sesionit të pestë të Asamblesë së 13-të Kombëtare Popullore të hënën se Nisma e Zhvillimit Global, e proprozuar nga presidenti kinez Xi Jinping, është mjaft në përputhje me nevojat e të gjitha palëve dhe ka marrë përgjigjen aktive dhe mbështetjen e OKB-së dhe të afro 100 vendeve. Pala kineze është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të eksploruar dhe zbatuar në mënyrë aktive këtë nismë të rëndësishme, në mënyrë që asnjë vend a individ të mos lihet pas dhe asnjë thirrje të mos shpërfillet, për të ndërtuar së bashku një komunitet të zhvillimit global.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse, Wang Yi vuri në dukje se koncepti thelbësor i Nismës së Zhvillimit Global është përqendrimi te njerëzit dhe objektivi më i rëndësishëm i tij është të ndihmojë në zbatimin e Agjendës së OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030. Në janar të këtij viti, Grupi i Miqve të Nismës për Zhvillimin Global mbajti mbledhjen e vet të parë në selinë e OKB-së në Nju-Jork. Përfaqësues nga mbi 200 vende dhe 20 organizata ndërkombëtare u mblodhën së bashku për të arritur një konsensus më të gjerë ndërkombëtar për zbatimin e nismës.

Wang Yi vuri në dukje se Kina dëshiron që, së bashku me të gjitha palët, të fokusohet në zgjidhjen e çështjeve të tanishme urgjente të vendeve në zhvillim, veçanërisht në bashkëpunimin praktik në fusha të tilla si zhdukja e varfërisë, siguria ushqimore, rimëkëmbja ekonomike, përgatitja profesionale, arsimi dhe shëndetësia, zhvillimi i gjelbër etj., për të nxitur realizimin e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2030 sipas planit. Të gjitha palët janë të mirëpritura të marrin pjesë në mënyrë elastike në këtë nismë mbështetur në nevojat e tyre reale ose në burimet e dobishme. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha vendet dhe rajonet e interesuara, si dhe me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht me sistemin e OKB-së.

Related posts

Në SHBA po rritet numri i fëmijëve të hospitalizuar për shkak të omikronit

Z.H

Bill Gates thotë se ka rezultuar pozitiv për COVID-19, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

D V

​Blinken zbulon: E vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More