Agjencia Zhurnal.mk.

VV për bojkotimin e seancës: Pati qëllim t’ua prishë disponimin nxënësve, viti shkollor ka filluar me rregull

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media rreth çështjes së librave dhe seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, të hënën, raporton Ekonomia Online

Deputeti i kësaj partie dhe kryesuesi i Komisionit për Arsim, ka thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt e se vendimi për librat ka eliminuar praktikat korruptuese.

Ai ka thënë se VV-ja e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për librat sepse ajo ka qenë politike dhe ka pasur tendencë që t’ua prishë disponimin nxënësve.

Sipas tij, duhet të priten të dhënat e sakta për të diskutuar rreth këtij vendimi e se edhe viteve të kaluara ka pasur vonesa në sigurimin e librave shkollorë.

Po ashtu, në konferencë u bë e ditur se deri më tani 130 mijë prindër kanë aplikuar për rimbursimin e librave e se mësimi nuk ka filluar në 18 shkolla, jo për shkak mungesës së librave, por për shkak të renovimeve.

“Qysh në fillim kemi një qasje që për ne është e papranueshme që në thirrjen e opozitës është thënë që ka dështuar Qeveria, kur ende është në proces i gjithë furnizimi me tekstet shkollore. Nuk e kemi ende një epilog të procesit, që ne nuk besojmë se ka diçka të pazakontë. Kjo çështje do të diskutohet në Kuvend pasi që të kemi një epilog”, 

“Kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikes të distribuimit, përkatësisht shpërndarjes së librave shkollorë. Ne ende nuk i dimë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirë-informuar dhe mbi informata të sakta”.

“Edhe sikurse vitet e kaluara kemi pas vonesë në sigurimin e teksteve shkollore. Meqë ka qenë kështu çdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo është për disa shkaqe të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën”.

Gola ka thënë se ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet me librat.

“Ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet, keq menaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Gjitha këto të evidentuara qartazi nga organet e pavarura të Republikës së Kosovës, që janë auditimet”.

“Ky vendim do të diskutohet edhe në komision pasi t’i kemi të dhënat e qarta të këtij procesi, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes të gjeturave arbitrare dhe kanë qëllim t’ua prishin disponimin fëmijëve në fillim të vitit shkollor”.

Ndërsa, deputetja Arjeta Rexhepi, tha se deri më tani 18 shkolla në gjithë Kosovën nuk kanë filluar procesin mësimor.

Sipas saj, procesi mësimor në këto shkolla nuk ka dështuar për shkak të mungesave se librave, por për shkak të renovimeve, ku sipas saj kjo ka ndodhur më komunat që udhëhiqen nga opozita.

“Nga MASHT na kanë njoftuar se në 18 shkolla nuk ka filluar procesi mësimor, jo për shkak të mungesës së librave por për shkak të infrastrukturës. Kjo ka ndodhur në ato komuna ku qeverisë opozita edhe nuk ka filluar procesi mësimor, pra ato nuk kanë filluar në komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës”.

“Numri i aplikuesve për subvencionim është 130 mijë aplikues”, ka thënë ajo.

E deputetja Arjeta Fejza, tha se ligjet aktuale për furnizim me tekste shkollore kanë shumë të meta, sipas saj, ligji i ri i mundëson rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Ajo tha se ky ligj i ka kaluar të gjitha procedurat dhe pritet që të miratohet në Kuvend, raporton EO.

Fjalën më pas e ka marrë deputeti Kokaj, i cili e ka “pështjelluar” çështjen e teksteve mësimore, duke akuzuar shtëpitë botuese për abuzim me çmime.

“Unë dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, nuk e di si quhej tituli i librit, kurse në Kosovë 6.3 euro. Shto këtu edhe faktin që përveç tekstit bazë ekziston edhe një ndajshtesë që quhet fletore pune, ato plus kanë një kosto të veçantë. Konsideroj që ka qenë e nevojshme që të bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë dhe se ky është hapi i pare. Se njeriu plaket duke nxënë. Edhe ky i kësaj ministrie ka një gabim të caktuar, por në qoftë se kuantifikohet gabimi, defundohet. Jemi koshient që gjithmonë ekzistojnë gabimet por jo me nihilizëm të sjellemi…”, ka deklaruar Kokaj.

“Unë kisha me e folë një kritikë tjetër: Fakti që tekstet konsideroj që janë të dobta. Janë numër shumë I madh të tyre, respekt  për disa, në kuptimin shkencor e pedagogjik edhe gjithësor. Prandaj, në këtë aspekt duhet të mendojmë që autorët të jenë më kompetencë. Për t’i dhënë dikuj dritë vetë burimi duhet të shkëlqejë”, deklaroi më tej ai.

Ai nuk ka lënë pa përdorur edhe fjalë të urta për ta përshkruar situatën e shkaktuar.

“Në qoftë se ngjitet gabim për ta shëruar atë këmbë së pari duhet të rithehet ajo dhe të ngjitet për së mbari”, deklaroi më tej Koka.

Related posts

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimisht me veturë

Xh M

Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut

D V

Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky