Agjencia Zhurnal.mk.

Vuri re kornizën e anuar, gruaja tmerrohet nga ajo që gjen pas saj

Një  ‘zaptues’ i rrëshqitshëm shkaktoi rrëmujë në shtëpinë e një gruaje në Queensland, Australi.

Ajo vuri re se një pikturë në shtëpi ishte anuar dhe iu afrua për ta kontrolluar. Gruaja u tmerrua kur vuri re një hije gjigande që doli të ishte një piton 1.5 metër i gjatë.

Zvarraniku ishte mbledhur pas kornizës së pikturës dhe ajo ishte anuar. Ajo telefonoi menjëherë specialistët që të merrnin gjarprin.

“Ata u frikësuan, dolën nga dhoma dhe na telefonuan menjëherë”, shpjegon njëri prej tyre.

Në një video ku tregohet momenti kur specialisti merr gjarprin i cili nxjerr kokën nga pas kornizës. Krijesa u la e lirë në habitatin e saj natyror.

Related posts

Pse është mirë të vraposh jashtë në të ftohtë?

Xh M

Katër shprehi efektive të ngrënies për të humbur pesë kilogramë brenda një muaji

D V

Piktura nga tastiera të kompjuterit

D V