Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiqit i dhemb reagimi i ambasadorit gjerman për boksierët e Kosovës, që nuk u lejuan të hyjnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar të martën një deklaratë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, që ka bërë lidhur me mos lejimin e boksierëve të Kosovës nga autoritet serbe për të marrë pjesë në një Kampionatin Botëror të boksit në Serbi. 

 

Reagimi i Vuçiqit vjen pasi boksierët nga Kosova nuk lejuan të hyjnë në Serbi, me simbolet shtetërore në rekuizitat e tyre sportive.

Ky veprim i autoriteteve serbe ka ngjallur reagime të shumta, jo vetëm në Kosovë, por edhe në qarqet diplomatike.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë të martën se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë.

Në një shkrim në Twitter, Rohde tha se sporti nuk duhet përzier me politikën dhe se ky refuzim është shembull i “Ballkanit të Mbyllur” dhe jo Ballkanit të Hapur.

Tutje ambasadori mbështeti zëdhënësin e BE-së Peter Stano, i cili tha se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara, transmeton Telegrafi.

“Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, “pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë.”

“Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA_Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, shkroi Ambasadori.

Reagimi i ambasadorit gjerman nuk i ka pëlqyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është mirë që ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar kur u është ndaluar pjesëmarrja sportistëve tanë dhe klubeve tona, të cilat vetëm kanë dëshiruar të luajnë futboll. Siç mora vesh, ata nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje, por vetëm kanë bërë shfaqje në kufi, kështu që, sinqerisht, nuk mund të merrem çdo gjë”, ka thënë Vuçiq në selinë e partisë së tij, Partia Përparimtare Serbe.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar ndaj Serbisë pasi ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimin diskriminues të Beogradit.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shkruan Kurti.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi iu ndalua hyrja në Serbi boksierëve nga Kosova.

MPJD nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës së bashku me aleatët, po punon fuqishëm që t’i largojë barrikadat ilegale të Serbisë në Kampionatin Botëror.

Më 26 tetor, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Related posts

Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Sami Lushtakut: Është koha që Skenderaj i sakrificës për liri të bëhet kampion i zhvillimit

D V

Sot nis numërimi i votave të diasporës

D V

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralit Klaus Reinhardt

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More