Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiqi, Lajçaku dhe Escobari në takim trepalësh në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit dypalësh me emisarin evropian nisi takimi trepalësh i Vuçiqit, Escobarit dhe Lajçakut.

Një takim me zyrtarin amerikan do ta ketë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq, Ky takim është planifikuar për në orën 16:00.

Escobari dhe Lajçaku po qëndrojnë në Serbi pas vizitës në Kosovë ku patën takime me krerë të insitutcioneve.

Vizitat e zyrtarëve të lartë evropianë në Kosovë dhe Serbi vijnë në kohën e tensioneve në veri ku pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, serbët vendosën barrikada në këtë pjesë të vendit.

Related posts

Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste

Xh M

Qeveria spanjolle bllokon iniciativën për pavarësinë e Katalonjës

Xh M

Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në SHBA

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy