Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiq: Serbia duhet t’i diversifikojë burimet e energjensëve me fqinjët

Nju Jork, 21 shtator – Në intervistën e sotme për TV rrjetin amerikan “Njusmaks”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq shfaqi pritje se do të mbisundojë paqja në botë dhe se do të arrihet zgjidhje kompromisi mes Rusisë dhe Ukrainës dhe vlerësoi se presidenti rus Vlladimir Putin nuk luan kur flet për hapat e tij të ardhshëm.

 

Vuçiq, i cili ishte në studion e “Njusmaks” me Riçard Grenell, ish-i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donalld Tramp, tha se Serbia duhet ta shohë se si t’i diversifikojë burimet e veta të energjisë.

“Shohim se si ta diversifikojmë furnizimin tonë me energjensë. Ndërtojmë interkonektorë në kufijtë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju kërkuar, z. Grenell, të kuptojmë se sa lidhjet ekonomike janë të rëndësishme në rajonin tonë. Rikonstrumi i rrjetit infrastrukturor shohim se këmbimi tregtar mes Serbisë dhe SHBA-së sot është më i madh se kurdo herë, madje 1,2 miliardë”, tha Vuçiq.

Gazetari i “Njusmaks” vlerësoi se Perëndimi është i shqetësuar pas fjalimit dhe deklaratës së Putinit për shfrytëzimin e mundshëm të të gjitha kapaciteteve të veta dhe e pyeti Vuçiqin, i cili disa herë është takua me liderin rus, nëse mendon se presidenti rus bën blof.

“Shpresojmë se paqja do të fitojë dhe se të gjithë do të bëjnë gjithçka që të arrihet kompromisi. Kjo është më mirë se sa të presim humbjen e dikujt. U takova me Putinin disa herë dhe nuk besoj se po bën blof. Kjo është e tëra që mund të them”, tha Vuçiq në pyetjen për paralajmërimin e presidentit rus. 

Related posts

Si do të ndahen këshilltarët në Qytetin e Shkupit? Nga sa siguruan BDI dhe ASh-AAA

D V

Rreth 200 mijë persona në Maqedoni janë të prekur nga sëmundjet e veshkave

D V

Nëpunës policorë nxjerrin automjetet e bllokuara

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More