Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiq poston foto nga darka me Ramën në Beograd: Miqësia jonë është për të ardhmen e tërë rajonit

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, kanë darkuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

 

Kjo u bë e ditur nga Vuçiq, i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Insatagram duke darkuar.

Darka e punës i paraprin takimit të nismës rajonale “Ballkani i hapur”, që do të mbahet të enjten.

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiq dhe Nikola Dimitrov”, tha Vuçiq.

“Ana Bërnabiq dhe unë i pritëm mysafirët tanë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit”, shtoi presidenti serb.

Agjenda e takimit në Beograd, gjatë ditës së entje

Takimit Rama-Vuçiq-Dimitrov do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Takimit do t’i bashkohen edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare Këshilli Atlantik.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, në Shkup është njoftuar se përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të diskutojnë për lehtësimin e tregtisë, ndërsa do të mbahet edhe një diskutim me temën: “Transformimi digjital si bazë për informimin rajonal”.

Është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e të tre zyrtarëve.

Related posts

Pas Dubait dhe Omonias edhe Zagrebi vishet “Kuq e Zi”

D V

Rama publikon pamjet nga kompleksi i ri i Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat: Garanton cilësi të re shërbimi

D V

BE rrëzon Bashën, përshëndet raportin e OSBE për 25 prillin: Zgjedhjet ishin të organizuara mirë, palët dialog për rekomandimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More