Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiq: Jam i sigurt se askush nuk mund ta ndalë nismën “Ballkani i Hapur”

Tiranë, 21 dhjetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Tiranë në seancën plenare në kuadër të “Ballkanit të Hapur” deklaroi se kjo nismë është më e madhe se secila prej tyre individualisht dhe krijon, siç potencoi, bazë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për zhvillim më të mirë ekonomik të vendeve të treta.

 

“Besoj se kjo është ndër idetë më të mëdha në Evropën e sotme. Tani jam 100 për qind i sigurt se askush nuk mund ta parandalojë këtë nismë”, tha Vuçiq.

Duke i falënderuar të gjithë që kanë marrë pjesë në përgatitjen e marrëveshjeve që do të nënshkruhen sot ndërsa që kanë të bëjnë me qarkullimin më të lehtë të njerëzve dhe mallrave midis vendeve të treta, Vuçiq tha se këto janë rezultate të mëdha për të mirën e të gjithëve.

Çfarëdo që të bëjmë, qëllimi më i rëndësishëm është t’i lidhim njerëzit, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq tha se ka gjithnjë e më shumë turistë nga Serbia që udhëtojnë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe se beson se gjithnjë e më shumë njerëz nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vijnë në Serbi.

Theksoi se “Ballkani i Hapur” është bazë e duhur për zhvillim më të mirë ekonomik të të tre vendeve në të ardhmen. U përqendrua në lejet e punës, duke theksuar se kjo është temë kryesore ndërsa si shembull e tha kompaninë “kromberg – Shubert”, që ka impiante të veta në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kur kompania ka pasur nevojë për trajnimin e inxhinierëve, ka qenë e vështirë të dakordohen lejet e punës që të shkojnë në një vend tjetër, ndërsa tani, theksoi, më nuk duhet të bëjnë asgjë, pasi fuqia punëtore është e mirëseardhur në të dyja vendet.

Vuçiq shprehu bindjen se qytetarët duhet t’i shohin rezultatet dhe se për shembull, muajve të ardhshme mund të flitet për zbritje për qytetarët e Ballkanit të Hapur përmes zvogëlimit të pagesave për rrugë, ose zbritjeve në dyqane.

“Jam i bindur se e gjithë kjo do ta rrisë energjinë e bashkëpunimit dhe besoj se kjo është një ndër idetë në Evropën e sotme. Tani jam 100 për qind i sigurt se askush nuk mund ta parandalojë këtë nismë”, vlerësoi ai, duke shtuar se ky është proces inkluziv i cili është i hapur për të gjithë që duan t’i bashkohen.

Related posts

Dimitov: Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor rajonit i duhet premtim i qartë për një të ardhme evropiane

D V

Xhaferi në takim me kryetarët e parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor

D V

ESHA dorëzon propozim për pezullim të pagesës së mjeteve për kompenzim për pjesmarësit në fushatë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More