Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiq e sheh RMV-në si shtet vëllazëror, Rama pa dashje e shprehi se Kosovën e sheh si shtet armiqësor

Shkup, 9 qershor – Ohri ishte epiqendra e diskutimeve të shumta për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas takimit të tre liderëve të shteteve që janë mbështetës të iniciativës për Ballkanin e Hapur. Atje u diskutua shumëçka, por mes tjerash Vuçiq tha Serbia nuk kërkon asgjë, me Maqedoninë e Veriut duam të kemi marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore. Çfarë nënkupton kjo, a i bie se Maqedonia e Veriut me Serbinë pas zgjidhjes së problemit me Kishën Ortodokse nuk kanë çështje tjera të hapura. Por, mbi të gjitha çfarë tjetër e bashkon Serbinë me Maqedoninë e Veriut, a janë edhe partitë pro-ruse që kooperojnë në dyja vendet. Meqë flasim për dy shtete fqinjë, sigurisht që edhe lidhja ekonomike është e pashmangshme. Por, nga mesazhi i Vuçiqit kuptojmë se lidhja e tij me maqedonasit është më e afërt se sa e homologut të tij, Edi Rama, me shqiptarët e Kosovës, shkruan Zhurnal.

Ajo që është vërejtur gjatë kohëve të fundit është fakti që Vuçiq po tenton të jetë i mirë me të gjithë, përqafon Ramen i quan vëllezër maqedonasit, kërkon të hyjë në BE, nuk pranon kërkesën e BE-së të sanksionojë Rusinë, promovon vlera evropiane furnizohet me armë ruse e kineze. Por, për dallim prej tij, Edi Rama, me arrogancën e tij po reflekton një injorim total të shqiptareve anembanë kudo ndodhen, vetëm për t’ia plotësuar dëshirat mikut të tij Vuçiq. Ai përpos që nuk është i dashur për shqiptarët është edhe i urryer. Sepse kur flet për Kosovën nxjerr vrer, këtë e dëshmoi edhe nga lapsusi i tij që tregoi për brendësin e mendimeve të tij që Kosovën dhe Shqipërinë i sheh si shtete armiqësore. Ai tha se “Sa ma shumë që ne të afrohemi aq më shumë ka shanca që të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës”. Ky është mega skandal i Rames që nuk e ka as të parin as të fundit.

Ballkani i Hapur ka hapur tema të ndryshme diskutimi në rajon, po flitet për një ide të cilës duhet t’i bashkëngjiten gjitha shtet e rajonit por ende ka mjegulla për sa i përket burimit të kësaj ideje. Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, tha se projekti i Ballkanit të Hapur mbështetet qartësisht nga rusët, të cilët e konsiderojnë këtë një nisëm të Serbisë. Ndërkaq, vendet evropiane nuk kanë shprehur asnjë përkrahje të kësaj ideje, madje Gjermania ka thënë që vendet e Ballkanit duhet të fokusohen në Procesin e Berlinit. Ajo që është e çuditshme është fakti se si ka mundësi që Ballkani i Hapur të jetë interes edhe i Rusisë edhe i BE-së në të njëjtën kohë.

Kemi arritur shumë rezultate, ekonomike, kemi rritje të tregtisë dhe politikisht nuk kemi çështje të hapura dypalëshe ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe kemi arritur të zgjidhim disa nga më të vështirat në historia jonë dhe kjo është diçka që ka ndryshuar në periudhën e kaluar, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq në konferencë shtypi në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

“Sot në Ohër, dua t’u them nikoqirëve tanë, vëllezërve dhe motrave maqedonas, se ne nga Serbia nuk kërkojmë asgjë, nga askush, as nga Maqedonia e Veriut, ne duam vetëm të kemi marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore dhe gjithmonë mund të llogarisni tek ne”, deklaroi Vuçiq, i cili falënderoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për këmbënguljen dhe angazhimin e tij për të vazhduar punën e nismës “Ballkani i Hapur”.

Por, cila është lidhja e Vuçiqit me Maqedoninë e Veriut që e ndjenë një vëllazëri të ngrohtë, për dallim prej homologut të tij shqiptar, Edi Rama, i cili nxjerr vrer kur flet për Kosovën e shqiptarët e Kosovës. Vuçiq i quan vëllezër maqedonasit Rama punon kundër interesave të shqiptareve, duke i shërbyer idesë së Vuçiqit.

Cilat janë shkëmbimet tregtare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë?

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë arritën nivel historik të shkëmbimit ekonomik-tregtar në mbi një miliardë euro, që pritet të rritet me zhvillimin e nismës Ballkani i Hapur”, ka thënë shefi i diplomacisë së Serbisë Nikolla Selakoviq në konferencën e përbashkët në Shkup.

Në muajin janar dhe shkurt është regjistruar rritje e eksportit dhe importit në Maqedoninë e Veriut në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – shkurt të vitit 2022, është 1 216 429 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 1 788 187 000 euro.

Raportohet që Maqedonia e Veriut realizon shkëmbim tregtar më të madh me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë. Kjo nënkupton se Maqedonia e Veriut në mesin e pesë shteteve me të cilat ka shkëmbim më të madh tregtar është edhe Serbia. Varësia ekonomike mes dyja shteteve vërehet se është e nivelit të lartë.

Megjithatë nuk është vetëm lidhja ekonomike, është edhe ajo ideologjike pasi në Maqedoninë e Veriut ka parti që funksionojnë e janë të përfaqësuara edhe në Kuvend që i takojnë orientimit pro-rus, punojnë pa ndalë për afirmimin e interesave ruse. Një e tillë është partia e Majta e udhëhequr nga Dimitar Apasiev, pastaj ka edhe shumë të tjera. Kush është mirë me Rusinë është mirë edhe me Serbinë.

Kujtojmë se, Kisha Ortodokse Serbe e ka miratuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, pas 55 vitesh përçarje të ndërsjellë. Patriarku serb Porfirij, pas liturgjisë së dytë të përbashkët, mëngjesin e sotëm në Shkup, me “lajm të gëzuar” i përshëndeti mijëra besimtarët të ardhur nga më shumë qytete në Maqedoninë e Veriut. Dalja e Kishës Ortodokse Maqedonase nga izolimi vjen disa javë pasi Patriarkana Ekumenike me seli në Stamboll e ka njohur atë si kanonike, por edhe pas letrave të hapura dhe kërkesave të autoriteteve shtetërore për zgjidhjen e çështjes kishtare, si një nga shtyllat e identitetit kombëtar maqedonas.

Dhe me këtë të fundit, trekëndëshi i problemeve për Maqedoninë e Veriut, me Greqinë, Serbinë e Bullgarinë, ka mbetur vetëm me një kënd atë të Bullgarisë që po vazhdon ende të mbetet i hapur konteste dhe të rritet doza e pesimizmit për një marrëveshje të mundshme deri në fund të qershorit. Kjo me automatizëm rrit edhe euro-skepticizmin e qytetarëve për inkuadrim në Bashkimin Evropian. /Zhurnal.mk

Related posts

Gashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Taravari nga Berlini: Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky