Agjencia Zhurnal.mk.

Vritet me thikë një person në Prishtinë

Ka vdekur një person në Prishtinë, i cili është sulmuar me armë të ftohë. Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 22:00, ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka theksuar për RTK, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Rajonit të Prishtinës.

Related posts

Gërvalla takohet me ministrin britanik për Evropë

Xh M

LDK themelon 21 departamente

Xh M

MPJ e konfirmon arrestimin e Kryeshefit të KRU Gjakova, Hasan Krasniqit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy