Agjencia Zhurnal.mk.

Vritet me thikë një person në Mitrovicë

Një person është vrarë mbrëmë në Mitrovicë, rasti ka ndodhur pas mesnate.

 

Policia njofton se viktima është sulmuar me thikë, ku pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Related posts

134 shkelje në trafik në Shkup, 44 për tejkalim të shpejtësisë

D V

Një i vrarë dhe dy të plagosur në qendër të Lushnjes

Redaksia

Burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe dy djemve të tij, në Fushë Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More