Agjencia Zhurnal.mk.

Vriten 5 palestinezë në një sulm izraelit me dron në Bregun Perëndimor

Pesë palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor sot herët, njoftoi agjencia shtetërore palestineze e lajmeve, WAFA, transmeton Anadolu.

Sulmi kishte në shënjestër selinë e grupit palestinez Fatah, në kampin e refugjatëve Balata në lindje të Nablusit, tha agjencia.

Pas sulmit u raportuan dëme të mëdha në zonë.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha më herët se shtatë persona u plagosën rëndë në sulm dhe pesë vdiqën më vonë në spital.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor pasi Izraeli nisi bombardimet e ashpra në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Më shumë se 200 palestinezë që atëherë janë vrarë dhe mbi 2.700 janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Related posts

Agron Dedivanaj vëzhgon nga afër punimet në gjimnazin e Tuzit

Xh M

Cili ishte revolucioni politik më i rëndësishëm is shekullit XX?

Xh M

Beogradi sërish në zgjedhje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy