Agjencia Zhurnal.mk.

Vrau me thikë 26-vjeçarin/ Gjykata lë në burg Dorjan Demën, autori tregon dinamikën e ngjarjes

Ka dalë para togave të zeza këtë të mërkurë 30 vjeçari Dorjan Dema i akuzuar për vrasjen e 26 vjeçarit Dritan Manjani nga fshati Home shi Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30 vjeçarin. Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën. Ky i fundit ka treguar dinamikën e ngjarjes sipas versionit të tij, duke u shprehur se kanë patur debate që tek bar kafeja e më pas janë zhvendosur në shtëpi.

Mbrëmjen e së hënës një konflikt mes të rinjëve të fshatit Homesh në Shupenzë të Bulqizës përfundoi në tragjedi, pasi dyshohet se 30 vjeçari Dorjan Dema goditi me mjet prerës 26 vjeçarin Dritan Manjani i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Peshkopisë.

Ende nuk ka një version të plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, teksa mendohet të ketë nisur në një nga lokalet e zonës, përplasje e cila është zhvendosur më pas pranë banesave ku dhe humbi jetën 26 vjeçari Dritan Manjani.

Related posts

A ka nevojë Vlora për një aeroport?

Xh M

Dhuna në derbin Tirana-Partizani, arrestohen katër tifozë, dy në kërkim

D V

Skandali seksual/ Alma Kaçi: Doja të investigoja abuzimet e pushtetit! Safet Gjici: Skenar i sajuar politik

Xh M