Agjencia Zhurnal.mk.

Vrasje në tentativë në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Gjilan, ku një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur të martën në Gjilan, në ora 22:38.

“Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë”, thuhet në raport.

I dyshuari, mashkull kosovar gjendet në arrati.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore.

Related posts

Një turist polak ka mbetur i plagosur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rrugën pranë digës së Matkës

Xh M

Humbi jetën një shofer në një fatkeqësi komunikacioni në rrugën e shpejtë Shtip-Koçan

D V

Arrestohet shkupjani, tentoi të sjellë në vend monedha të vjetra të blera në mënyrë joligjore

D V