Agjencia Zhurnal.mk.

Vrasja në “Bon Vivant”, prokuroria fton personat që kanë pësuar lëndime të paraqiten në polici

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e vrasjes në  “Bon Vivant”, të paraqiten në këtë institucion apo në Policinë e Kosovës.

Ata duhet të paraqiten në polici apo prokurori brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Një përleshje mes dy grupeve që përfundoi me pasoja fatale për jetën e një 39-vjeçari me inicialet K.R, ndodhi më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Prokuroria në njoftimin e saj ka konstatuar se nga arma e zjarrit janë plagosur edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa 13 persona kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë liruar nga paraburgimi më 29 gusht. 

Related posts

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

D V

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

D V

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky