Agjencia Zhurnal.mk.

Vrasja e Triumf Rizës, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin “Liza”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj I.A, i njohur me nofkën “Liza”, si i dyshuar në vrasjen e policit Triumf Riza.

Siç njofton Prokuroria, I.A së bashku me disa tjerë ishin përfshirë në vrasjen e policit, transmeton Telegrafi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet I.A. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.A. në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri E.S, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta T.R, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur E.S”, njofton Prokuroria.

Më tej, në njoftim thuhet, se me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të KPPK-së (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës).

Ndryshe, Policia njoftoi ditën e diel se ka arrestuar I.A i cili ishte në kërkim që një kohë të gjatë nga autoritetet.

“Më datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”. Ai ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë”.

Arben Berisha poashtu është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e policit.

Ish-polici Triumf Riza u vra në Prishtinë më 30 gusht të vitit 2007.

Vrasja e tij tronditi Kosovën.

Related posts

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

D V

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

D V

Mot i vranët dhe me shi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky