Agjencia Zhurnal.mk.

Vrasja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, prokuroria ende pa asnjë të dyshuar

Prokuroria e Kavajës e cilëson vrasje në rrethana cilësuese vdekjen e katër turistëve rusë në zonën e Qerretit.

 

Ngjarja ndodhi më 15 tetor, ku turistët u gjetën pa shenja jetë në mjediset e SPA-së të hotel “Gloria Palace”.

Deri tani Prokuroria nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë pavarësisht se e cilëson vrasje.

“Deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë”, thotë organi i akuzës.

Pasi kanë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni me ngjarjen, Prokuroria pritet të bëjë vlerësimin e tyre me njëra-tjetrën dhe të përcaktojë ecurinë e hetimeve.

Prokuroria e Kavajës thotë se po punon për “përfundimin e hetimeve në një kohë sa më shpejtë” dhe kërkon që të respektohet ruajtje e sekretit hetimor.

Katër turistë rusë, Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov, prej disa ditësh ishin strehuar në një hotel në Qerret.

Fillimisht u dyshua për asfiksim nga qëndrimi i gjatë në pishinë dimërore, por ashtu siç edhe prokuroria konfirmon në fakt bëhet fjalë për vrasje./Euronews Albania

Related posts

Basha thotë se Shqipëria e ka detyrë të mbështesë Kosovën

D V

Ndryshimet në Kodin e Familjes, çiftet dhe bashkëjetuesit gay nuk mund të birësojnë fëmijë

D V

Borë dhe ngrica në Shqipëri, Autoriteti Rrugor u bën thirrje shoferëve për kujdes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More