Agjencia Zhurnal.mk.

Votohet nga ora 7 deri në 19

Shkup, 31 tetor – Votimi në zgjedhjet lokale filloi në orën 7:00 të mëngjesit dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa zgjati ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.

 

Në orën 19:00 mbyllen qendrat e votimit. Votuesit e gjetur në qendrën e votimit lejohen të votojnë. Vendvotimi ku votuan të gjithë qytetarët e regjistruar në fragmentin nga Lista e votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak nga KKZ -ja kompetente, por nuk fillon numërimin e votave para orës 19:00.

Procesverbalet dhe materialin tjetër,  Këshilli zgjedhor e dorëzon në Komisionin Komunal Zgjedhor, përkatësisht Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, brenda pesë orëve pas përfundimit të votimit. Materiali zgjedhor i dorëzohet KKZ -së nga kryetari i KZ -së i shoqëruar nga anëtarët e interesuar të KZ -së ose përfaqësuesit e paraqitësve të listave dhe përfaqësuesit e policisë, nëse është e nevojshme. 

Related posts

Për shkak të rikonstruimit tërësisht mbyllet për komunikacion rruga përmes Galiçicës

Z H

Shekerinska për vizitë në SHBA – takime në Pentagon dhe Vermont

D V

Lëvizja Besa me Hasim Murtezanin synon komunën e Sarajit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More