Agjencia Zhurnal.mk.

Votohet Ligji për partner strategjik për autostradat Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir

Shkup, 15 korrik – Kuvendi pasdite e miratoi Ligjin për përcaktimin të interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtim të Korridorit 8  infrastrukturor (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe korridorin 10 D (aksi në autostradën Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

 

Me Ligjin, të propozuar nga një grup i deputetëve, duhet të mundësohet realizimi i Memorandumit që e nënshkroi Qeveria me kompaninë “Behtel dhe Enka” si investitor  strategjik për ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë, si dhe Prilep – Manastir.   Me të për herë të para parashikohet ndërtim përmes një modeli të ri pa shpalljen e tenderit, për të cilin pushteti siguron se do t’i japë rezultatet më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor.

Me zgjidhjen e propozuar ligjore rregullohet projektimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së Korridorit 8  dhe projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturë së Korridorit 10 D, si dhe projekte individuale për investime kapitale  me rëndësi kombëtare strategjike për shtetin.

Gjatë debatit deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski kërkoi që ligji të  tërhiqet, sepse konsideron se në të duhet të përmirësohen  shumë punë dhe se me një përmbajtje të këtillë do të shkaktojë shumë probleme gjatë realizimit të projekteve.

Ai theksoi se në ligj nuk shkruhet me çfarë standardesh do të realizohet ky projekt dhe se shkruan “me mënyrë unike të ndërtimit.

Deputeti i Besës Kastriot Rexhepi, si njëri ndër propozuesit e këtij ligji, konsideron se të gjithë së bashku  duhet t’i mbështesin këto projekte duke e votuar propozim ligjin.

Related posts

Pendarovski dekoroi Stefanovskin, Haxhimanov, Nesimin dhe Mukaetov për kontributet në jetën e përgjithshme në RMV

Z H

Pa filluar fushata, partitë politike bëjnë fushatë

Redaksia

Osmani: Vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More