Agjencia Zhurnal.mk.

Von Crammon: Për keqardhje që pati dëgjim publik nga Simmons

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Crammon ka komentuar deklarimet e ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simons, i cili pretendon se ky mision ishte i korruptuar dhe politik.

 

Në një intervistë për Info Magazine, akuzat e tilla nga Simons, i cilëson të habitshme, dhe se duhet mësuar në detaje se cili tashmë është motivi i tij pas këtyre deklarimeve, njofton Klan Kosova.

”Eshtë intersant që dikush qe ka punuar në këtë institucion dhe pastaj e ka lënë ate para 4 viteve të dalë me këto akuza katër vite pas. Kështu që në lidhje me deklarimin e tij ka shumë pyetje që mund të shtrohen tash”.

”Së pari pse nuk ka dalë me këto deklarime më parë?, cili është motivi i tij tash?, a ka të bëjë me hetimet që u bënë kundër tij nga misioni i EULEX-it?, dhe pse iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndoshta për këtë do të thoja shkaku i imunitetit të tij dhe mua më duket pak e dyshimtë dhe mbi të gjitha një sulm i madh drejtuar institucioneve të BE-së”.

Ndërkaq nëse deklarimi i Simons, mund të ketë lidhje me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Gjykatën Speciale, ajo shprehet:

”Deri tash nga ajo qe kemi parë, deklarimet e tij, akuzat e tij u bënë për konsum publik”.

”Asnjë prej tyre nuk mund të konfirmohet nga misioni i EULEX-it dhe mendoj së është thjeshtë e papranueshme që një person i tillë qe ka një agjende politike të akuzojë misionin e EULEX-it, në këtë mënyrë të deleguar dhe të ndjeshme në këtë kohë kur ka zhvillime në Dhomat e Specializuara të Kosovës për të nënvlerësuar këtë proces atje, por po ashtu edhe për vet institucionin e BE-së”.

”Dhe ne nuk e kemi idenë se çka mund të sjellë kjo, porosia e ime për deputetët kosovarë do të ishte që të mendojnë dy herë dhe të caktojnë një takim nëse ka nevojë, që të gjejmë mënyra për ta zgjedhur këtë, dhe jo ta përdorin këtë për qëllime politike dhe për të hedhur poshtë gjithë hetimet e pavarura në institucionet e Drejtësisë”.

”Së paku koha do të japë më shumë mundësi për t’u deklaruar në lidhje me këto, që menjëherë pas arrestimit të z Thaçi, Veseli e Selimi nga Dhomat e Specializuara doli kërkesa e Simons për të raportuar në Kuvendin e Kosovës, kështu po kjo lë hapësirë për shumë spekulime”.

A gabuan deputetët e Kuvendit të Kosovës që ia miratuan kërkesën Simons-it, për të raportuar në parlament?

”Do të thosha që po”.

”Është për keqardhje që pati një dëgjim publik. E udhës do të ishte që të ketë një raportim të fshehtë që Kryetari i Kuvendit [Glauk Konjufca] me shumicën në parlament, ta rregullonin këtë dhe jo në këtë mënyrë siç ndodhi, sepse po e them prapë do të përdoret prej njerëzve që kanë interes për të shtyrë proceset gjyqësore apo edhe për të dëmtuar institucionet e BE-së”.

Related posts

Kosova regjistron tetë raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

AAK vendos të mbajë vetëm pesë ditë fushatë parazgjedhore

D V

Sulmuan me grushte e shkelma teknikun medicinal, dënohen dy burrat nga Dragashi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More