Agjencia Zhurnal.mk.

Vodno e mesme përmes shtegut për biçikletë lidhet me qendrën e Shkupit

Shkup, 24 tetor – Adhuruesit e çiklizmit sot për herë të parë e testuan shtegun e ri për biçikleta i cili kalon nëpër Vodnon e mesme. Sipas kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, me këtë shteg Vodno e mesme lidhet me qendrën e qytetit.

 

“Ata që e kanë provuar thonë se ofron një përvojë 20-minutëshe të adrenalinës. Kjo rrugë do të thotë se ne funksionalisht e kemi përfunduar projektin “Velo Vodno”, që e bën malin tonë të preferuar të Shkupit Vodnon zonë funksionale rekreative dhe turistike”, tha Shilegov.

“Këto dy shtigje, infrastruktura shoqëruese Shkup de fakto e lë Vodnon në hartën turistike dhe bëhet atraksion turistik. Ky shteg është qershia mbi torte e të gjitha angazhimeve për hapjen e malit ndaj Shkupit dhe ndaj shkupjanëve”, shton Shilegov.

Ai po ashtu theksoi se në katër vitet e kaluara kanë vendosur linja autobusësh falas, rregull në parking, janë vendosur objekte të reja për fëmijë, janë blerë mjete të reja zjarrfikëse dhe automjete vetëm për Vodno, janë organizuar shërbimi i shpëtimit i Qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq.

“Dy shtigjet e çiklizmit në Vodno erdhën me kërkesën e ju çiklistëve, por edhe alpinistëve sepse në të kaluarën shpesh keni hasur në konflikt në shtigje kur lëviznit, kështu që tani këto shtigje de facto nuk kanë asnjë kontakt me alpinistët që lëvizin në qytetin tonë”, tha Shilegov.

Shtegu, saktësoi është me gjatësi prej 3,5 kilometrash, i gjerë rreth 3 metra, shpatet kapërcehen lehtësisht që do të thotë se nuk duhet të jeni jashtëzakonisht të përgatitur për të hyrë në këtë shteg.

Related posts

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

Teuta Arifi pret Fetah Shaqirin: Ceremonia e varrimit të viktimave mbulohet nga komuna dhe BFI (VIDEO)

D V

Regjistruesit pagat do t’i marin më së voni deri në mes të nëntorit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More