Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO sfidon qeverinë: Dorëzojeni sa më shpejt iniciativën për ndryshimet kushtetuese!

Shkup, 27 maj – VMRO-DPMNE i ka bërë sot thirrje kryeministrit Kovaçevski dhe qeverisë së tij, që të dorëzojnë në Kuvend iniciativën për ndryshimet kushtetuese e për të parë, sipas tyre, nëse vërtet i kanë 2/3 e votave.

“Fjala vjen, kur Kovaçevski të dorëzojë iniciativën për ndryshime kushtetuese, le të shtypë një letër dorëheqjeje me përmbajtjen e njëjtë që e ka përgatitur herën e kaluar, por që e ka grisur Talat Xhaferi. Presim që ai të dorëzojë dorëheqjen menjëherë pas votimit në Kuvend, kur të konstatohet se qeveria nuk ka shumicë prej dy të tretave e me këtë të mos ketë as kushte për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës. Kot zvarriten, kot mbjellin mjegull, kot blejnë kohë. Në këto kushte dhe në një diktat të tillë nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sepse VMRO-DPMNE dhe populli nuk do ta lejojnë”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy