Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO nuk heq dorë nga Referendumi, Mickoski bën publike dhe pyetjen

Shkup, 5 Shtator – Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte ka miratuar pyetjen e referendumit, e cila thotë:

“A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Traktatit për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, i publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 18 janar 2017?

Në një konferencë për media, Hristijan Mickoski tha se VMRO-DPMNE e përkrah integrimin në BE, por nuk e përkrah asimilimin dhe deformimin e identitetit.

Morrëm vendim për iniciativën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum. Javën që vjen do të mbledhim të paktën 100 nënshkrime të kualifikuara për të dorëzuar iniciativën në Kuvend. Pas miratimit do të fillojnë afatet për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum të detyrueshëm.

Pyetja e referendumit do t’i referohet Marrëveshjes me Bullgarinë e lidhur nga Zaev. Kjo është rrënja e problemit. VMRO-DPMNE do të bëjë thirrje për votim “po” për këtë çështje. Autoritetet duhet të lejojnë popullin të shprehet, tha Mickoski.

Related posts

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy