Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Shkup, 28 korrik – Lidhur me mosdhënien e letërnjoftimeve për qytetaret opozita maqedonase VMRO-DPMNE, thotë “MPB-ja e Spasovskit është jofunksionale, letërnjoftime nuk janë dhënë për më shumë se 20 ditë.

 

“Qytetarët për letërnjoftim presim për më shumë se një muaj, ndërsa në 20 ditët e fundit nuk është dhënë asnjë letërnjoftim. Ky është dështim i sistemit, ndërsa Qeveria e ka fajin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, Spasovski me jofunksionalitetin e MPB-së e shkel Ligjin për letërnjoftim ku në mënyrë të qartë përshkruhet se letërnjoftimi jepet në afat prej 15 ditëve nga dita e kërkesës.

“Kush do të mbajë përgjegjësi dhe a do të mbajë dikush përgjegjësi për shkak se shkelet ligji”, thonë nga kjo parti.

Nga VMRO shtojnë se Qeveria rrezikon dhe dëmton qytetarët. Nga MPB ditë më parë kanë njoftuar se për shkak të mos miratimit në kohë të ligjit të ri për dokumente personale me emrin e ri te Shtetit Republika e Maqedonise se Veriut, qytetaret e kane te pamundur te pajisen me lerenjoftime.

Sipas MPB janë grumbulluar rreth 12 mijë kërkesa për letërnjoftime të cilët nuk mund të jepen derisa nuk miratohen ndryshimet e propozuara ligjore në Kuvend.

Related posts

Sela: Seanca kuvendore mund të vazhdojë në çdo moment nëse sigurohet kuorum

D V

Ganiu: 50% e të punësuarve në Çair janë gra

D V

Hoxha takon ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në RMV, Khaled Ibrahim Emara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More