Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme 

LSDM-ja ka frikë nga zgjedhjet, për shkak se e dijnë se Kovacevski më nuk do të jetë asnjëherë Kryeministër – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke aktualizuar kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tyre, rezulteti zgjedhor në Tetovë tregon se populli nuk mbështet socialdemokratët, raporton Klan M.

“Me kundërshtimin e idesë për zgjedhje, duke ikur nga përballja me popullin, LSD-ja antimaqedonase tregon egoizmin që për një ditë më tepër në pushtet janë gati ta bankrotojnë vendin. Për shkak të LSD-së, sot 500.000 qytetarë jetojnë vetëm me 150 denarë në ditë, kurse shifrat e të varfërve do të rriten. Për këtë shkak sa më shpejt duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Por, ndryshe mendojnë socialdemokratët. Ata thonë se heshtja e Mickoskit është si rezultat I debaklit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Sipas LSDM-së, fitorja në zgjedhjet lokale në Mavrovë dhe Rostushë dëshmon se populli mbështet politikat e qeverisë.

“I turbulluar nga shuplaka që mori nga qytetarët, rënien drastike të votave për VMRO-DPMNE-në dhe humbjen në zgjedhje në përballjen e parë me LSDM-në që kur në krye është Dimitar Kovaçevski, Mickoski nuk ka folur asnjë fjalë tashmë disa ditë. Qytetarët nuk duan bllokime dhe destruktivitet por zhvillim, shtet evropian dhe vlera evropiane” – thonë nga LSDM.

Ndërkohë që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare gjithashtu aktualizohen edhe ndryshimet kushtetuese. Një pjesë e deputetëve të Kuvendit janë të vlerësimit se vendi është më afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare se sa që kjo përbërje të votojë për ndryshimet kushtetuese. Derisa lideri I VMRO-DPMNE-së nuk heq dorë nga kërkesa për referendum, Kryeministri Kovacevski bëri thirrje që të 120 deputetët të votojnë për ndryshimet kushtetuese. /KlanMacedonia/

Related posts

“Figaro”: Pse Bullgaria nuk dëshiron Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së

D V

Qeveria e konfirmoi Propozim-buxhetin e propozuar për vitin 2023

Xh M

Diplomatët e Maqedonisë së Veriut tani për tani mbeten në Kiev, familjet e tyre kthehen në Shkup

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More