Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE urgjentisht kërkon seancë për pyetje të deputetëve

Shkup, 27 dhjetor – Opozita parlamentare nuk heqë dorë nga mundësia “ta mer në pyetje” Qeverinë në dorëheqje. Koordinuesi i grupës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski paralajmëroi se gjatë ditës së sotme si grupë e deputetëve do të dorëzojnë nënshkrime për thirrjen e seancës për pyetje të deputetëve më 30 dhjetor, më saktë në ditën e fundit të vitit 2021, informon Zhurnal.

 

Në seancën e fundit më 23 dhjetor, e njejta u stopua përshkak dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

“Ne kemi Qeveri në dorëheqje e cila vazhdon të funksionojë, ndërsa e vetmja që kjo Qeveri sipas interpretimit tuaj nuk guxon ta bëjë është të përgjigjet në pyetjet e deputetëve nga opozita”, thotë Micevski.

Xhaferi sqaroi se në këto seanca, e patjetërsueshme është të jetë prezent kryeministri, e i cili në atë moment nuk ka mandat e ashtu siç nuk kanë as ministrat.

Përndryshe 30 dhjetori është termini i rregullt për pyetje të deputetëve duke patur parasysh se këto seanca janë caktuar çdo të enjten e fundit të muajit.//Zhurnal.mk

Related posts

Lajmi i fundit: 6 vite e gjysmë burg për Trajko Veljanovskin për rastin “27 prilli”

Z H

Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

Z H

Filipçe: Mendoj se kemi menaxhuar mirë me pandeminë, dua të takohem dhe me Bekim Sali-n

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More