Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE: Shtrenjtimi i rrymës është sa dy fatura të reja në nivel vjetor

Shkup, 3 janar – VMRO-DPMNE së fundmi ka bërë një analizë rreth çmimores së re të faturave të rrymës. Ata konsiderojnë se në nivel vjetor, qytetarët do të paguajnë mesatarisht edhe dy fatura shtesë me çmimin që kanë paguar deri tani, informon Zhurnal.

 

Sipas tyre, shtrenjtimi i rrymës nuk është vetëm 9,84 përqind por është mbi 15%.

“Zaevizmi e shtrenjtoi energjinë elektrike për qytetarët. Ky shtrenjtim është sa dy fatura të reja në nivel vjetor, Ja çfarë goditje katastrofike ndaj standardit shkaktoi zaevizmi.

Energjia elektrike përveç shtrenjtimit bazik, plotësisht shtrenjtohet edhe në bazë të heqjes së tarifës së lirë ditore. Që këtu, shtrenjtimi i përgjithshëm paraqet mbi 15%.

Kjo do të thotë se një familje e cila ka paguar 2000 denarë në muaj për energji elektrike, do të paguajë tani nga 2300 denarë plus TVSH-në. Nëse merret parasysh se shkalla e ulur e TVSH-së do të kthehet në mënyrë etapore gjatë vitit të ardhshëm, goditja ndaj buxhetit familjar do të jetë akoma më e madhe”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, akoma më keq kalojnë kompanitë të cilat furnizuan energji elektrike në tregun e lirë dhe janë në prag të ekzistencës.

“Akoma më keq kalojnë kompanitë të cilat furnizuan energji elektrike në tregun e lirë. Ato sot paguajnë çmim shumëfish më të lartë dhe janë në skaj të ekzistencës.

Këtë urim të Vitit të Ri, të cilin piuni Kovaçevski dhe zaevizmi ia dërguan popullit, Populli me shtrenjtimin e rrymës nga xhepi i vet paguajnë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe tenderët kriminelë të pushtetit.

Të përkujtojmë se prej gushtit të vitit 2020 deri më sot çmimi i rrymës është rritur në mënyrë kumulative për rreth 40%. Për një vit e gjysmë.

Së pari në verën e vitit 2020 rryma u shtrenjtua për 7,5%, më pas në verën e vitit 2021 edhe për 12,5%, në mënyrë që tani mbi 15%. Shtrenjtim pas shtrenjtimi dhe tani erdhëm deri rreth 40%”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Nga VMRO shtojnë se që të jetë akoma më tragjike edhe krahas këtyre shtrenjtimeve, MEPSO dhe ELEM u shndërruan në humbës. ELEM ka nivel më të ulët rekord të rrymës së prodhuar vendore, nuk ka mjaft thëngjill dhe akumulimet janë të zbrazëta, ndërsa MEPSO në mënyrë jolegale tërheqë rrymë nga rrjeti evropian. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi, porosisin nga VMRO-DPMNE.//Zhurnal.mk

Related posts

Për Suedinë dhe Republikën Çeke, përparësia e Presidencës së BE do të jetë Ballkani Perëndimor

D V

Jankullovska: Në selinë e VMRO-së kemi paur “sef” të madh 1.5 metra, ndonjëherë Gruevski vetë i merte paratë

I Z

Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More