Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE për Rexhepin: Sot mund ta shihnit si duket një person i shantazhuar

Shkup, 15 nëntor – VMRO-DPMNE sot nuk ka vonuar me reagim pas konferencës për media nga deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi. Ky i fundit sot para mediave u paraqit për herë të parë pasi të enjten mungoi në seancë për të votuar rrëzimin e Qeverisë.

 

Rexhepi u shpreh sot se nuk ka qenë fare i shantazhuar nga dikush si dhe nuk ka marë asnjë të hollë për veprimin e tij.

Mirëpo nga VMRO-DPMNE nuk besojnë fare në fjalët e tij dhe shtojnë se veprimi i Rexhepit ishte për interesa personale dhe jo kolektive.

Ato shtojnë se nëse BDI dhe LSDM janë vlerë evropiane atëherë Bashkimit Evropian i dhemb koka nga Kastrioti, nga BDI-ja e LSDM-ja.

“Kastriot Rexhepi së pari me vullnet të lirë nënshkroi për rrëzimin e Qeverisë të LSDM-së dhe BDI-së, e më pas u zhduk më tepër se 10 orë dhe ndryshoi qëndrimin, ndërsa BDI dhe LSDM i ngelën shembuj për vlera. Metodat me të cilat LSDM dhe BDI i ndryshuan mendjen Kastriotit nuk janë as demokratike as evropiane, por ato të regjimit”, shprehen nga VMRO.

Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se Kastrioti përkohësisht e ka shpëtuar këtë Qeveri por se fundi i tyre nuk është dhe aq larg.

“Realiteti është se qytetarët vendosën për ndryshime dhe dalja e vetme nga kjo krizë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku do të formohet qeveri stabile e cila do ta nxjerë Maqedoninë nga kjo situatë e pakuptimtë dhe të lëvizim përpara”, shprehen nga VMRO-DPMNE.//Zhurnal.mk

Related posts

Janë regjistruar 468 raste të reja të Kovid-19, 11 të vdekur, 284 të shëruar

D V

Është konfiskuar drogë në automjet të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

D V

Sot 22 viktima dhe 609 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More