Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE paralajmëron doktrinë të re dhe ndryshime kadrovike pas Kongresit të 12 dhjetorit

Shkup, 9 dhjetor – VMRO-DPMNE paralajmëron doktrinë të re dhe ndryshime kadrovike pas Kongresit në të cilin të dielën do të zgjidhet lideri i ri i partisë.

 

Nga partia poashtu informuan se lideri Hristijan Mickoski në Kongresin e së dielës do të shpallë rifreskime serioze kadrovike që do të ndodhin pas Kongresit, në përputhje me politikat e reja të VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me doktrinën e re, e cila, siç thonë nga VMRO-DPMNE, do të jetë lideri i ri i partisë në periudhën e ardhshme dhe që do të shqyrtohet në Kongres, jozyrtarisht do të qëndrojë se “qëllimi kryesor i VMRO-së DPMNE-ja në këtë kohë duhet të kthejë shpresën e qytetarëve se mund të jetojnë mirë në Republikën e Maqedonisë”.

Në doktrin mëtej jozyrtarisht do të qëndrojë se “çdo përpjekje për të hapur një diskutim, bilateral apo multilateral, për çështjet dhe karakteristikat identitare të popullit maqedonas, automatikisht çon në problematizimin e identitetit dhe unitetit maqedonas. VMRO-DPMNE do të vazhdojë të luftojë për drejtësi dhe respekt për popullin dhe shtetin maqedonas në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

VMRO-DPMNE informon jozyrtarisht se partia nuk do të nënshkruajë dhe mbështesë marrëveshje eventuale me Bullgarinë, që do të dilte nga kornizat e Rezolutës të votuar në korrik të këtij viti në Kuvend për vijat e kuqe në negociata dhe të mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare.

VMRO-DPMNE-ja gjithashtu ka informuar se “mbeten në qëndrimin e zgjedhjeve të shpejta të parakohshme si e vetmja rrugëdalje nga kriza”.

Lidhur me atë se a do ta mbështesin Buxhetin për vitin 2022, ata kanë bërë të ditur se deputetët e tyre janë të pranishëm në Kuvend për Buxhetin, por i njëjti, siç thonë ata, “nuk i plotëson nevojat e qytetarëve për përballjen adekuate të krizës”.

Deri më tani, siç thonë nga atje, për kryetar të partisë është dorëzuar vetëm një kandidaturë, e Mickoskit dhe afati për paraqitjen e kandidaturave është deri në Kongres, gjegjësisht deri të shtunën mbrëma.

Kongresi i VMRO-DPMNE-së do të mbahet të dielën në sallën e sportit “Jane Sandanski”, me praninë e mbi 500 delegatëve. Regjistrimi i mysafirëve dhe delegatëve është planifikuar nga ora 10 deri në 12:00. Kongresin në ora 12 do ta hap Gjorgji Sajkovski, ndërsa kryesinë punuese do ta kryesojë Aleksandar Nikolloski.

Kjo do të pasohet nga një pjesë e mbyllur ku do të marrin pjesë vetëm delegatët. Nga ora 16:00 deri në 17:30 do të jetë pauza, pas së cilës është parashikuar fjalimi i kryetarit të ri të partisë.

Nga partia informojnë se do të respektohen protokollet strikte të Kovid-19, ndërsa në hyrje do të kontrollohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ për të gjithë të pranishmit.

Related posts

ASH: Zaevi tenton t’i zvarrisë dorëheqjet deri pas zgjedhjeve lokale

D V

Spasovski: Kontrolli i fundit teknik është bërë më 5 tetor, transportimi i viktimave do të paguhet nga shteti

D V

Sfidat ekonomiko-politike që e presin Maqedoninë gjatë vitit 2022

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More