Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE nesër do të fillojë të grumbullojë nënshkrime për referendum

Shkup, 6 shtator – Derisa nuk shfuqizohet Marrëveshja me Bullgarinë, VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, deklaroi sot në brifing me gazetarët Hristian Mickoski, kryetar i partisë opozitare.

Mickoski ishte decid se ata nuk janë kundër asaj që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës, por potencoi se marrëveshja është asimiluese dhe duhet të shfuqizohet.

VMRO-DPMNE mbrëmë e publikoi pyetjen e referendumit “A jeni për shfuqizimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”. Nënshkrimet do të fillojnë të grumbullohen nesër në mesditë, ndërsa sipas paralajmërimeve të Mickoskit të parët në lista do të nënshkruhen deputetët e VMRO-DPMNE-së. Që të ketë referendum duhet të grumbullohen 150.000 nënshkrime dhe të kalojë procedurën në kuvend.

Kreu i VMRO DPMNE-së beson se nuk do të ketë pengesa në Kuvend dhe se iniciativa do të kalojë atje. Referendumi pritet të mbahet në pranverë dhe që ai të jetë i suksesshëm duhen 910.000 vota. Që referendumi të ketë sukses, ai apelon dhe kërkon mbështetje për popullin maqedonas nga fqinjët e tyre shqiptarë, rom, turq…

“Ky është testi më i madh për popullin maqedonas në historinë më të re, tha ai, duke kërkuar mbështetje nga pjesëtarët e bashkësive të tjera në referendum. Por, përsëri e theksoi edhe rëndësinë e bashkimit të të gjithë maqedonasve.

Mickoski e përsëriti qëndrimin se me Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë është sulmuar identiteti maqedonas dhe se progresi ynë në bisedimet me BE-në do të varet nga bisedimet në komisionin historik.

“Nuk kemi asgjë kundër bullgarëve që të jenë pjesë e Kushtetutës, por me çka dëshmoi Bullgaria se është fqinj i mirë”, pyeti Mickoski dhe shtoi se “ata me këmbëngulje thonë se nuk ekziston gjuha maqedonase dhe maqedonasit”.

Nëse referendumi ka sukses dhe duhet të shfuqizohet Marrëveshja me Bullgarinë, Mickoski tha se mund të negociohet për marrëveshje të re, por edhe se bisedimet me BE-në mund të vazhdojnë.

Related posts

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy