Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE nervozohet pse nuk po shkarkohen 123 funksionarët që “fshehin pasurinë”

Shkup, 31 tetor – VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre pse kryeministri Kovaçevski nuk ka ndërmarë asnjë hap lidhur me të dyshuarit që fshehin pasuri dhe nuk i kanë paraqitur në Antikorrupsion, informon Zhurnal.

 

VMRO-DPMNE ka pritur që Kovaçevski menjëherë t’i shkarkojë të gjithë 120 funksionarët që sipas tyre fshehin pasuri, edhe pse disa prej tyre të cilët deri tani janë publikuar, nuk mund të llogariten si funksionarë dhe ndoshta ligji nuk parasheh që ata duhet doemos të paraqesin pasurinë e tyre.

“Në vend shkarkimit ekspres nga funksionet të mbi 120 funksionarëve të cilët fshehin pasurinë e tyre dhe nuk kanë dorëzuar listë anketuese për publikun, Kovaçevski i mbron ata dhe e hedhë topin te KSHPK.

Kryetarja e KSHPK nga ana tjetër e akuzon Qeverinë se nuk i dorëzon listë të funksionarëve të emëruar për kontroll.

Institucionet nuk kanë qëllim të sanksionojnë funksionarët të cilët kanë fshehur pasurinë, por e hedhin topin dhe i mbrojnë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, Kovaçevski duhet menjëherë të shkarkojë funksionarët që fshehin asuri, nëse dëshiron të dëshmojë se ka mendim demokratik.

VMRO pret gjithashtu edhe nga Antikorrupsioni që të ngritë procedura penale kundër kryeministrit dhe funksionarët.

“Vet fakti që nuk ka pasoja juridike, flet se bëhet fjalë për fshehje sistematike. Por edhe KSHPK edhe Qeveria duhet të dijnë se përgjegjësi do të ketë”, thuhet në komunikatë./Zhurnal.mk

Related posts

Ngjarje “Të rinjtë e marrin Qeverinë#”

Z.H

Zgjedhjet e parakohshme/ Mickoski i bindur se janë para nesh!

Redaksia

Besimi në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More