Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE: Mickovski në takimin me Petkovin ka ruajtur qëndrimet të cilat paraprakisht ishin të njohura publikisht

Shkup, 18 janar – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski ka ruajtur qëndrimet e njëjta të cilat edhe paraprakisht ishin bërë publike, informoi partia në kumtesën për takimin e liderit të partisë Mickoski me kryeministrin bullgar Kiril Petkov që u mbajt në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Në takim është biseduar për situatat aktuale në lidhje me marrëdhëniet e të dyja vendeve.

“Ajo që ishte theksuar është nevoja për ndërtim të besimit, marrëdhënie të hapura dhe lidhje në temat dhe sferat ku është i mundur bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përfitimi i përbashkët për qytetarët e të dyja shteteve. Ishte theksuar nevoja për bashkëpunim në temat të cilat do të sigurojnë të ardhme, investime në arsim, shkencë, Korridorin 8 dhe projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet”, njoftoi VMRO-DPMNE.

Siç është bërë e ditur në kumtesën e partisë, Mickovski në takim ka theksuar se në vend të bllokadave, nevojiten ura, marrëdhënie të hapura dhe respektim të ndërsjellë. 

Related posts

Klinika Universitare e Reumatologjisë në kongresin ndërkombëtar EULAR 2022

Z.H

Kovaçevski-Larson Jain: I forcojmë marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë

Z.H

Superliga rikthehet në aksion, orari i xhiros së 19-të

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More