Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO-DPMNE me pesë amandamente kundër krizës energjetike, LSDM pohon se ka mjete për zgjidhje të problemit

Shkup, 15 nëntor – Buxheti është krijuar në bazë të lëvizjeve të pritura ekonomike dhe ka komponentë zhvillimore. Siguron pagesë të rregullt të rrogave dhe pensioneve, e ndjekë rregullën e financave publike dhe dukshëm i shkurton shpenzimet joproduktive, theksuan deputetët nga LSDM lidhur me Propozim-buxhetin për vitin 2022.

 

Siç tha Dime Velkovski nga LSDM, ka mjete edhe për zgjidhje të krizës energjetike.

“Për këtë partitë politike më së paku duhet të flasin partitë politike sepse që nga pavarësimi i vendit e deri më sot nuk kanë bërë asgjë, as VMRO-DPMNE, as LSDM”, tha deputeti i LSDM-së, duke folur për Propozim-buxhetin për vitin 2022. Në vitin 1988 është ndërtuar objekti i fundit energjetik – REK Bitola. Importohej rrymë edhe para shtatë viteve, edhe para tetë viteve, edhe para dhjetë viteve dhe prandaj, janë jokorrekte akuzat nga kolegët opozitarë. Të akuzohemi në këtë pjesë nuk është korrekte, TË gjithë e dimë se çfarë teknologjie kemi, ajo është kritikë për të gjithë ne”, përmendi Velkovski.

Ai përkujtoi se 12 vite nuk punon TEC Negotinë e cila siguron një të tretën e prodhimit të REK Bitola, por po bëhen përpjekje që sërish të funksionojë, që t’i dilet në ndihmë krizës energjetike.

“A do ta akuzoni LSDM-në se nuk ka borë?”, pyeti me ironi Velkovski.

Lidhur me shpenzimet joproduktive, deputeti nga LSDM me numra konkret tha se mjetet janë pakësuar.

“Në vitin 2015 për automjete ishin projektuar 161 milionë denarë, ndërsa në vitin 2021 ishin projektuar 28 milionë. Për mobilje, ndërkaq, në vitin 2015 ishin projektuar 57 milionë denarë, ndërsa në vitin 2021 20 milionë”, tha Velkovski.

Ndaj kësaj replikoi Bojan Stojanovski bga VMRO-DPMNE, duke cekur se vendi tashmë pagoi penallti për rrymën.

Ai informoi edhe se VMRO-DPMNE parashtroi pesë amandamente, që qytetarët, siç tha, më lehtë t’i kalojnë muajt e dimrit.

“Paguam 20 milionë euro penallti. Erdhi Janez Kopaç, paguam penallti sepse nuk kemi prodhuar rrymë dhe na qortoi si banditë të fundit se kemi vjedhur. Në tender furnizoni 900.000 tonë thëngjill, REK zero për qind prodhimtari e rrymës, ndërsa TEC Negotinë dhe Osllomej nuk punojnë sepse Vasko Kovaçevski nuk e kryen punën. Përgjegjësi duhet të ketë. Euro nuk keni paraparë në Buxhetin për përballje me goditjen e çmimeve nga shtrenjtimi i rrymës”, tha Stojanovski dhe bëri thirrje që LSDM t’i pranojë amandamentet e parashtruara me të cilat janë përfshirë edhe qytetarët, subjektet ekonomike dhe grupet sociale.

Velkovski përsëriti se mjete ka mjaft.

“Çdoherë ka rezervë. Siç ishin rikahëzuar 65 milionë euro për prodhim të energjisë elektrike që kriza të jetë më e vogël, ashtu ka edhe në segmentet e tjera. Shteti duhet të parashohë dhe gjëra që mund të ndodhin. Çdoherë kur ka probleme të këtilla, shteti duhet t’i zgjidhë. Atë e ka bërë edhe gjatë viteve të shkuara dhe do ta bëjë edhe në të ardhmen”, nënvizoi Velkovski.

Në fillim të mbledhjes së Komisionit për financim dhe buxhet, Propozim-buxhetin për vitin 2022 e arsyetoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Related posts

Rritje të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 0,25 për qind në lidhje me Vendimin e 13 shtatorit

D V

PDSH / 13 kandidatë për kryetar komune dhe 16 lista për këshilltar komunal

Redaksia

Jovan Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More